E mërkura, vonë pasdite pritet përmirësim i motit. Por shirat nuk ikin

09/05/2018 10:07

Sipas Meteoalb, e mërkura paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, më të dukshme në zonat Lindore ku priten shira të dobët.

Sërish mesdita fuqizon vranësirat duke sjellë rrebeshe në pjesën më të madhe të vendit. Vonë pasdite pritet përmirësim gradual i motit në vend.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë mëngjesin e së mërkurës; më e ndjeshme rënia në mesditë kur pritet maksimalisht 25°C.

Ndërkaq, Meteoalb bën të ditur se shirat vijojnë gjatë 15-ditëshit të parë të muaji por mbeten prezent deri në fund të tij kryesisht në zonat Qendrore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit mbeten relativisht të larta gjatë gjysmës së parë të muajit Maj por pas datës 15 maj, mot kryesisht më i freskët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA