Calavera dhe Danielsson në institucionet e vetingut: Shteti ligjor nuk negociohet

09/05/2018 13:10

Shefja e ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera shoqëruar dhe nga drejtori për zgjerimin në KE, Christian Danielsson është takuar me institucionet e vetingut në Shqipëri dhe mesazhi që ka dhënë është mjaft i fortë.

“Rivlerësimi i magjistratëve në Shqipëri është thelbësore për të zhdukur korrupsionin dhe për të ndërtuar një gjyqësor të vërtetë profesional. Institucionet e Vetingut kryejnë një mision historik, me monitorimin e ONM-së. I inkurajoj ata që të vazhdojnë në mënyrë rigoroze dhe të pavarur”, shkruan në profilin e saj në Twitter Calavera.

Ndërsa vetë Danielsson thotë në postimin e tij se shteti ligjor nuk mund të negociohet. “Një sistem drejtësie i pavarur dhe i përgjegjshëm është thelbësor për mirëqenien e shoqërive. Shteti ligjor nuk negociohet. Mbetemi të angazhuar të monitorojmë procesin e vetingut rigorozisht”, shkruan Danielsson.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA