“Shkarkimi i Besim Hajdarmatajt si drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe prokuror kryesor në çështjen “Tahiri”, është lajmi më i zi në Ditën Europës dhe konfirmon rënien e reformës në drejtësi”.
Deklarata e Lulzim Bashës erdhi pak orë pas vendimit të Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku për të zëvendësuar Hajdarmatajn me Donika Prelën.
“Shkarkimi i kryer me urdhër direkt të Edi Ramës vetëm pak ditë pas mbërritjes së materialeve hetimore nga Italia e Greqia. Prokuroria vendosi sot përfundimisht të jetë në krah të krimit të organizuar. Sot shqiptarët e kanë dhe më të qartë se kryeprokuror dhe kryegjykatës është vetë Edi Rama, të tjerat Arta e Donika janë instrumente kriminal, vegla të bindura të Edi Ramë dhe bashkëpunëtorëve të tij, kriminelë dhe trafikantë droge”, tha Basha.
Duke i akuzuar dy kryeprokurorët; të përgjithshëm e përkohshme dhe atë të Krimeve të Rënda si masha të Kryeministrit Rama, kreu i opozitës ngre një dyshim të fortë.
“A është emëruara prokurorja e re për të shkatërruara provat për Tahirin, qoftë dhe duke dorëzuar Tahirin në mënyrë të që ta arrestojnë për sy e faqe e pastaj e shpallin të pafajshëm duke shkatërruara çdo provë”, thotë Basha.
Ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ndalon Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm të emërojë dhe shkarkojë drejtues prokurorie; një tjetër arsye për sulm kjo nga Lulzim Basha, por edhe Monika Kryemadhi e LSI-së.
“LSI paralajmëron qartas Prokuroren e Përgjithshme dhe të gjithë strukturat përgjegjëse; Të mos guxojnë të hedhin hapa për të fshehur gjurmët e krimit. Çdo akt i paligjshëm, që nga ekstradimi i Nezar Seitajt dhe deri te ky i sotmi, është përgjegjësi e pastër penale e atyre që kanë firmosur urdhrat e kryeministrit”, tha Kryemadhi.
Top Channel