Tahiri, “kurban” për negociatat? Rama: Gjermania nuk është selia e PD

08/05/2018 23:30

Çështja Saimir Tahiri u rikthye sërish në rendin e ditës, duke u bërë madje më ‘e nxehtë’ se kurrë dhe normalisht Rama nuk mund t’i shmangej pyetjeve në Top Show.

Rreth 7 muaj pas daljes së përgjimeve të bandës ‘Habilaj’, ku përmendej edhe ish ministri i Brendshëm, ky i fundit vendosi të dorëzojë mandatin e deputetit, për t’u përballur me drejtësinë si qytetar i lirë.

Vetë kryeministri hodhi poshtë këto akuza, duke mohuar t’i jetë kërkuar imuniteti i Tahirit, gjatë takimit me kancelaren gjermane, Merkel.

“Politikanët nuk janë njësoj, por unë nuk do të bëja kurrë kurban, apo të sakrifikojë dikë a diçka, për një përkëdhelje koke nga ndërkombëtarët. Deputetët gjermanë nuk folën që unë të kem marrë në mbrojtje Saimir Tahirin, por ka pasur vetëm një pyetje për të shpjeguar këtë çështje, gjë që unë e bëra qartë. Gjermania nuk është selia e Partisë Demokratike, që të vërë kushte të tilla, për të votuar pro hhapjes së negociatave”, tha Rama.

Top Channel