
24/02 19:13
Është bërë shumë e diskutuar një video e shpërndarë në një linjë pasagjerësh në Singapor, në të cilën duket se shoferin e mjetit po e zë gjumi.
Pamjet tregojnë momentin që ai e lëviz kokën sa para-prapa sikur të jetë përgjumësh.
Por ndërsa pritej shkarkimi i tij, kompania e autobusëve i ka dalë në mbrojtje duke deklaruar se nuk bëhet fjalë për përgjumje, por për ushtrime qafe për shkak të dhimbjeve që i zënë shoferët.
Top Channel