LIVE/ Teherani godet dy herë impiantin më të madh të gazit në botë, Izraeli vijon fushatën kundër Hezbollahut në Liban. SHBA gati të vendosë trupa tokësore në Iran e Hormuz 19/03 14:15
Rebelët sirianë po tërhiqen nga Rastani, që njëkohësisht është edhe enklava e fundit që kishin nën kontroll dhe ku mbahen të rrethuar prej disa kohësh.
Qindra luftëtarë kanë marrë autobusët bashkë me familjet e tyre dhe janë drejtuar për në një xhep të territorit të Sirisë qendrore, midis Homs dhe Hama.
Sipas një marrëveshjeje me qeverinë siriane të Assadit, militantëve u është dhënë garancia e një kalimi të sigurt në territorin e kontrolluar nga opozita, në Sirinë veriore.
Kjo ishte enklava e fundit e kontrolluar nga rebelët dhe që ra pas një rrethimi të gjatë, që solli për pasojë një shkatërrim gati-gati katastrofik për vendin.
Top Channel