![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/dd-1-800x450.jpg)
Shtohen divorcet në Durrës/ Në gjashtë muaj 390 kërkesa në gjykatë për t’i dhënë fund martesës
07/07 13:22
Nga një vend simbol i informalitetit, Universiteti Bujqësor i Tiranës po merr dita ditës pamjen e një tempulli të vërtetë të dijes në vend. Pas lirimit të hapësirave publike, Bashkia e Tiranës po ndërhyn në të gjithë rrjetin e rrugëve dhe lulishteve të këtij universiteti.
Së fundmi ndërmarrjet e Bashkisë Tiranë, përveç shtrimit të trotuareve dhe kryerjes së të gjitha investimeve nëntokësore, bënë edhe shtrimin e asfaltit në rrugën kryesore të këtij universiteti.
Rruga në fjalë do jetë e pajisur edhe me të gjithë sinjalistikën dhe ndriçimin e duhur. Ndërkohë që një tjetër rrugë që i është nënshtruar ndërhyrjes është edhe ajo që lidh Rektoratin e Universitetit Bujqësor me Fakultetin e Veterinarisë.
Top Channel