Kryeministri Edi Rama është i ftuar në emisionin “Top Show”, në ekranin e Top Channel.

A do të hapen negociatat? A ishte Saimir Tahiri një “dhuratë” për Angela Merkel? A mjafton frëngjishtja e kryeministrit Rama për t’i mbushur mendjen Emmanuel Macronit se Shqipëria ia vlen t’i hapë negociatat?

Cilat janë ndryshimet që Edi Rama paralajmëron se do të bëjë në qeveri? E ka humbur “Rilindja” socialiste betejën me korrupsionin?

Ndërkohë që qeveria flet për rritje në ekonomi, pse mungon entuziazmi te publiku dhe sipërmarrësit?

Këtyre pyetjeve, por edhe shumë të tjerave, Kryeministri Rama do t’ju përgjigjet në “Top Show”, përballë moderatorit Alban Dudushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA