Në më pak se një vit nga ndërtimi i tij, Parku Olimpik në Tiranë është kthyer në qendrën më të madhe të sporteve. Ky park mikëpriti gjatë fundjavës edicionin e 7-të të Kampionatit Ndërkombëtar të Taekwondo-s, ku morën pjesë rreth 1000 sportistë nga 11 vende të botës.
Më shumë se 1 mijë sportistë nga 11 vende të botës zbarkuan në parkun Olimpik në kryeqytet, për edicionin e 7 të kampionatit ndërkombëtar Tirana Open.
“Më vjen mirë mirëpritëm nga mbi 1 mijë atletë nga 11 vende të botës. Fakti që Tirana po përjeton një rilindje të sportit me hapjen e 62 palestrave, shto këtu edhe suksesin e Parkut Olimpik, na bën të ndihemi shumë mirë”, tha ai. Kryebashkiaku u bëri apel prindërve që të ndihmojnë në masivizimin e sportit tek moshat e reja dhe largimin e fëmijëve të tyre nga jeta pasive”, u shpreh Veliaj.
Leo Kapri organizator i “7th TOP Tirana OPEN International Taekëondo Tournament” vlerësoi kthimin e kryeqytetit në një qendër sportesh.
“‘Tirana Open’ është aktiviteti i shtatë që zhvillojmë, një ndër aktivitetet më të mëdha në vendin tonë sa i përket sportit të taekwondo”, tha ai.
Prej disa ditësh Bashkia e Tiranës ka nisur një fushatë për promovimin e aktivitetit sportiv në qytet, duke hapur të gjitha palestrat e shkollave.
Top Channel