Bosnje-Hercegovina do të mbajë zgjedhje presidenciale e parlamentare më 7 tetor, megjithëse udhëheqësit rivalë të etnive të ndryshme nuk kanë rënë ende dakord mbi rregullat e votimit për dhomën e ulët të Parlamentit të Federatës boshnjako-kroate.

Afro 3.4 milionë votues do të zgjedhin pjesëtarët kroatë, serbë e boshnjakë të Presidencës tripalëshe dhe ligjvënësit për dhomën e ulët të Parlamentit, veç udhëheqësve rajonalë dhe asambleve, njoftoi këtë të martë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (CIK).

Por, kryetarja e CIK-së, Irena Hadziabdiç paralajmëron se “po hyhet në periudhë zgjedhjes pa pasur rregulla të qarta mbi zhvillimin e zgjedhjeve dhe kundër parimeve ndërkombëtare”.

Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Europian tha se Bosnja po rrezikonte të rrëshqiste në krizë kushtetuese, ajo tha se institucionet e federatës mund të ndalen së funksionuari, për sa kohë nuk ka një zgjidhje për mosmarrëveshjet mbi rregullat e votimit.

“Për sa kohë ne…nuk arrijmë një zgjidhje mbi kornizën ligjore e kohore, sigurisht që përballemi me një problem të rëndësishëm”, deklaroi Hadziabdiç në një konferencë për shtyp.

Vendi ballkanik qeveriset mbi linja etnike që prej marrëveshjes së paqes së vitit 1995, që i dha fund luftës 4-vjeçare që mori rreth 100 mijë jetë njerëzish. Bosnja u nda në dy rajone autonome, Republikën Serbe dhe Federatën boshnjako-kroate, të cilat lidhen përmes një qeverie qendrore të lëkundur.

Partitë politike të të krishterëve kroatë dhe myslimanëve boshnjakë janë në prag të limiteve mbi amendimin e ligjit të votimit për dhomën e lartë të Parlamentit në Federatën e tyre të përbashkët.

Duke iu përgjigjur apelimit të nacionalistëve kroatë, Gjykata Kushtetuese e Bosnjes vendosi në vitin 2016 se kandidatët e zgjedhur për dhomën e lartë duhet të vijnë nga partitë kryesore që marrin më shumë mbështetje mes përkatësive të tyre etnike.

Të dërguarit e Perëndimit po ndërmjetësojnë bisedimet mes palëve, por ende nuk është arritur një rrugëzgjidhjeje. BE-ja paralajmëroi javën e kaluar se udhëheqësit boshnjakë nuk duhet t’i marrin peng zgjedhjet për interesa partiake.

Udhëheqësit serbo-boshnjakë, kroato-boshnjakë dhe myslimanë kanë përshkallëzuar retorikën nacionaliste së fundi, duke nisur fushata elektorale në mënyrë të pazakontë shumë të hershme, e duke penguar reformat e domosdoshme në mënyrë që Bosnja të avancojë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA