Çdo ditë, teksa duhet të përzgjedhim frutat apo perimet që konsumojmë, jemi përballë rrezikut të atyre që janë të kontaminuara me pesticide. Është shumë e vështirë që të dallojmë nëse po konsumojmë produkte bio apo ato me hormone.
Ҫmimi i prodhimeve të vërteta Bio, është rreth 15 % më i lartë sesa ato që janë joorganike ose të modifikuara. Problem kryesor në Shqipëri është fakti se nuk ka prodhime Bio të certifikuara, ka mungesë të farërave të pastra organike, ka kosto të larta për testimin e produktit si organik dhe për fermerët është gati e pamundur të mos përdorin pesticide kimike për të mbrojtur produktet gjatë rritjes.
Sipas ekspertëve botërorë, disa nga prodhimet që mendohet se kanë më shumë pesticide janë: Luleshtrydhet, mollët, nektarina, pjeshkët, selino, rrush, spinaq, domate, pomodorini, kastravec, speca të ëmbël… etj.
Ndërkohë, me më pak pesticide klasifikohen: avokado, misër i ëmbël, ananas, bizele, qepë, mango, kivi, patëllxhan, lulelakër…etj. Sot në “Wake Up” e diskutuam këtë temë me Linda Dervishaj, Konsulente për Sigurinë Ushqimore si dhe me Zef Gjeta, ekspert i FAO.
Top Channel