‘Nata e Mjeshtrit’, Pirlo në ndeshjen e Lamtumirës! (Foto)

07/05/2018 18:35

Ndërsa e gjithë bota ka përjetuar me emocion largimin nga Barcelona, por pothuaj edhe nga futbollit, të ikonës së Barcelonës, Andres Iniesta, një tjetër yll që ka varur më parë këpucët në gozhdë është duke përgatitur ndeshjen e lamtumirës.

Më shumë se një ndeshje lamtumire ajo do të jetë parada e yjeve, që do të zbresë në San Siro për të nderuar një nga mjeshtrat më të mëdhenj të futbollit modern, Andrea Pirlo. “Nata e mjeshtrit” është quajtur mbrëmja e madhe e 21 majit në Milano, ku në San Siro, Pirlo ka thirrur miqtë e tij më të mirë të karrierrës. E veçanta është se do të jenë 5 trajnerë që do të ulen në pankinë: Massimiliano Allegri, Carlo Ancelotti, Antonio Conte, Roberto Donadoni dhe Mauro Tassotti.

Më e pasur me kampionë është e lista e futbollistëve që kanë shoqëruar Pirlon në 20 vitet e karrierës së tij, duke e ndihmuar të fitojë një Botëror, 2 Chmapions League, 6 tituj kampionë, një Botëror për klube, 2 Superkupa të Evropës, 3 Superkupa të Italisë dhe Kupa të Italisë.

 

Portierë: Christian Abbiati, Gianluigi Buffon, Nelson Dida, Marco Storari.

Mbrojtës: Daniele Adani, Andrea Barzagli, Daniele Bonera, Leonardo Bonucci, Marcos Cafu, Fabio Cannavaro, Giorgio Chiellini, Billy Costacurta, Giuseppe Favalli, Ciro Ferrara, Fabio Grosso, Marek Jankulovski, Kahka Kaladze, Stephan Lichtsteiner, Paolo Maldini, Marco Materazzi, Alessandro Nesta, Massimo Oddo, Serginho, Dario Simic e Gianluca Zambrotta.

Mesfushorë: Demetrio Albertini, Massimo Ambrosini, Roberto Baronio, Cristian Brocchi, Mauro German Camoranesi, Daniele De Rossi, Alessandro Diamanti, Aimo Diana, Gennaro Gattuso, Frank Lampard, Leonardo, Claudio Marchisio, Simone Pepe, Simone Perrotta, Manuel Rui Costa, Clarence Seedorf, Marco Verratti.

Sulmues: Marco Borriello, Antonio Cassano, Hernan Crespo, Alessandro Del Piero, Alberto Gilardino, Vincenzo Iaquinta, Filippo Inzaghi, Alessandro Matri, Alexandre Pato, Fabio Quagliarella, Ronaldinho, Ronaldo, Andriy Shevchenko, Luca Toni, Francesco Totti, Nicola Ventola e Christian Vieri

FOTO GALERI
1/15
Andrea Pirlo Brescia 1994-1998

Top Channel