Rastet më të vështira të syrit nuk kërkojnë më udhëtim jashtë, zgjidhja është në Shqipëri me Dr. Nishant Taneja nga India Rruga që lidh qytetin antik të Apolonisë me rrugën nacionale Fier-Seman, është dëmtuar rëndë prej një viti.
Janë katër kilometra rrugë, të cilat u dëmtuan rëndë edhe nga punimet për rrugën e re Fier-Levan. Aty kalonin mjetet e rënda që shërbenin për ndërtimin e “baypass”-it që është lënë në mes.
Për pasojë, edhe rruga që të çon në Apoloni, por edhe në fshatrat pranë tij është dëmtuar.
Bashkia e Fierit do ndërhyjë në një segment 900 metra të gjatë, ndërsa pjesa tjetër ngelet siç është.
“Është një nga projektet që bashkia ka parashikuar të realizojë me investimet e veta. Rruga është me një gjatësi 930 metra, por nuk është një zgjidhje përfundimtare”, shprehet Flamur Mato, drejtor i ndërmarrjes së shërbimeve publike Fier.
Veç problemeve që shkakton për banorët e zonës, kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë, pasi është e vetmja që të çon në parkun arkeologjik të Apolonisë, një prej pikave turistike më të rëndësishme jo vetëm për Fierin, por për të gjithë vendin.
Top Channel