U vetëhodh nga kati i tretë pasi plagosi prindërit, ndërron jetë në spital 25-vjeçari

06/05/2018 09:52

Ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit Nënë Tereza 25-vjeçari me inicialet B. S., i cili ishte vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte në gjendje të rënduar psikologjike pas një konflikti me prindërit e tij.

Në prag të shtëpisë së marrë me qira nga çifti Ermir dhe Anila Skrapari dallohen gjurmët e gjakut të rrjedhur nga plagët e shumta që u shkaktoi me thikë i biri.

Dera është mbyllur, ndërsa nën shikimin e tmerruar të banorëve disa orë pas tragjedisë zjarrfiksat pastrojnë gjakun e 25 vjeçarit.

Brian Skrapari, gjatë një konflikti ende të pazbardhur qëlloi me thikën e bukës prindërit e më pas u hodh nga ballkoni i katit të tretë, duke gjetur vdekjen pak minuta më vonë në spital.

Brian Skrapari 25 vjeç siç thotë policia kurohej prej kohësh nga depresioni. Megjithëse të paqartë për mënyrën si ndodhi fatkeqësia në këtë familje, grupi i hetimit tregon se fillimisht konflikti ka ndodhur mes babait dhe të birit, e më pas aty ka ndërhyrë edhe nëna e cila gjithashtu është plagosur.

Policia shpjegon se Brian Skrapari kishte pak javë që ishte kthyer në Tiranë nga Gjermania, por për banorët në rrugën “Nasi Pablo”, çifti dhe djali i tyre janë tre të panjohur, pasi kishin vetëm 10 ditë që ishin zhvendosur me qera nga një lagje tjetër. Siç thotë policia në shtëpinë e marrë me qera orenditë ishin ende të paketuara.

Ermir dhe Anila Skrapari po trajtohen në spitalin ushtarak, ata ende nuk e dinë që i biri nuk jeton më

Pasi gjendja shëndetësore e çiftit të kalojë rrezikun për jetën, pritet që prokuroria t’i pyesë mbi rrethanat e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA