Klubi i Regbisë Tirana zhvilloi këtë të shtunë në kompleksin ‘Skënder Halili’ ndeshjen e dytë të saj në Superligën Ballkanike të sportit të Rugby; atë më skuadrën greke të Attico Rhinos.
Skuadra bardheblu humbi këtë sfidë me atë greke, 24-20 një rezultat ky shumë më i mirë në krahasim me ndeshjen e kaluar ndaj Radnicki Nis të zhvilluar në muajin prill që bardheblutë e humbën me rezultatin e thellë 38-0.
Vlen të theksohet se Klubi i Regbisë Tirana këtë vit u pranua në Superligën Ballkanike të Regbisë, një kompeticion ky i ri për këtë disiplinë sportive duke qenë se është në sezonin e dytë të tij.
Ndërsa në 2016/2017 në këtë këtë eveniment morën pjesë ekipe nga 4 vende të Ballkanit, këtë sezon pjesëmarrja ishte më e madhe pasi u përfshinë edhe 7 vende të tjera mes të cilave edhe Shqipëria e përfaqësuar nga Klubi i Regbisë Tirana.
Top Channel