Shfrytëzimi i pyjeve, përplasje në Këshillin Bashkiak të Bulqizës

06/05/2018 14:55

Këshilli Bashkiak i Bulqizës shtyu për herë të dytë mbledhjen e mbartur të muajit prill, pas debateve për ndërtimin e një rruge dhe shfrytëzimin e zones pyjore në Malin e Bardhë.

Ajo qe rindezi debati ishte kërkesa e koncesionarit për shtyrjen e afatit të nisjes së punimeve për hapjen e rrugës malore për shfrytëzimin drusor të Malit të Bardhë.

Përfaqësuesi i kryebashkiakut të Bulqizës tha se këshilli nuk ka kompetence vendimmarrje për miratimin e ndërtimit të rrugës, por vetëm mund të japë opinion.

Këshilltarët akuzuan kryebashkiakun, për lobim të paligjshëm, për të miratuar ndërtimin e rrugës, por juristi paralajmëroi se refuzimi i ndërtimit të rrugës do çojë ne gjobitjen e bashkisë.

Ndërkohë administratori i firmës koncesionare, tha do të shfrytezojë pyllin konform lejes që disponon. Banorët e dy fshatrave Koçaj e Dushe, të pranishëm në mbledhjen e këshillit bashkiak të Bulqizës si palë e interesuar thanë se nuk do lejojnë shfrytëzimin e pyllit ku ata jetojnë.

Mbledhja e Këshillit u mbyll pas 4 orë debatesh pa ndonjë vendim, pasi do vazhdojnë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje mes banoreve dhe firmës koncesionare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA