Ora e dorës nuk është thjesht një shënjues kohe. Të paktën jo për ata persona që janë të apasionuar pas zhurmës karakteristike që ajo shkakton. Është Nordian Xhindi, anestezist pranë maternitetit “Koço Gliozheni”, i cili prej 11 vitesh koleksionin ora.
“Qysh i vogël kam pas një dashuri dhe një pasion shumë të madh për mjetet mekanike që kishin të bënin me vektorialitetin mekanik”, thotë Nordian Xhindi.
Kush ka qenë ora e parë që blerë për koleksion?
“Një Sëoch Ajreni me emblemën e madhe të filmit të James Bond, “Agjenti 007″”, tregon ai.
Koleksioni i Xhindit ka mbledhur bashkë më shumë se 40 marka orash, por ajo që duhet theksuar është se pasuria e këtij koleksion qendron tek vjetërsia e orave të xhepit.
“Këto orat e xhepit lë të themi i përkasin një periudhe përpara viteve 1920 dhe tre prej tyre po themi janë përpara vitit 1900”.
Çfarë të pëlqen tek një orë?
“Mendoj se pjesa me eksitante me emocionante e orave është tik-taku i saj. Mjafton të dëgjoni në vesh tik-takun e një mekanizmi dhe vërtetë do ta kuptoni se çfarë jam duke thënë”.
Sipas tij ekziston një lidhje ndërmjet pasionit dhe profesionit të tij, dhe kjo nuk është rastësore.
“Lidhja tipike më kryesore me profesionin tim si narkozist, anestezist reanimator ka të bëjë direkt me pulsin. Jo më kot them që zoti, fuqitë e kanë vënë në një mënyrë të tillë pulsin e njeriut me tik-takun e orës. Pothuajse në balancë rreth 60 për minutë”, shprehet Nordian Xhindi koleksionist.
Top Channel