Pas çeljes së tenderit për aksin Thumanë-Kashar, qeveria ka premtuar ndërtimin edhe të pjesës tjetër të kësaj rruge, atë nga Kashari në Rrogozhinë.

“Ajo që gjithashtu do bëjë një diferencë shumë të madhe për zonën, është ai premtim që e kemi bërë para fushatës, që është rruga Kashar-Rrogozhinë, që e bën zonën e Rrogozhinës si lagje të kryeytetit që të arrihet në 15 e maksimumi 20 minuta”, tha ministri i financave, Arben Ahmetaj.

Kashar-Rrogozhinë ka një kosto prej 300 milionë eurosh dhe synohet të ndërtohet me fonde private përmes koncesionit. Sipas Ahmetajt ndërtimi i kësaj rruge bashkë me një sërë investimesh të tjera publike në zonën e Rrogozhinës, do të zhvillojnë ekonominë dhe rrisin punësimin.

“Në katër vitet që kaluan janë krijuar mbi 220 mijë vende të reja pune, ka akoma shqiptarë që janë të papunë dhe ju e keni dëgjuar të gjithë që kryefjala e Qeverisë Rama është punësimi. Sot në Shqipëri janë rreth 18 mijë vende të lira pune. Sfida është që tashmë që kemi kemi kaluar në një nivel të ri, të përputhim aftësitë, me kërkesën nga sipërmarrje për aftësi”, deklaroi Ahmetaj. .

Gjatë takimeve të zhvilluara në Lekaj dhe Synej, kreu i financave ka deklaruar se ekonomia e ka lënë pas krizën dhe tani që borxhi po ulet, , buxheti i shtetit mund të financojë më shumë investime për qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA