Nesër mbledhja në Bruksel për miratimin e raportit të IBAR, Rama: Ne na përfaqëson KE. Vendet anëtare tani pyesin vetëm për piketat përmbyllëse të negociatave
Partia Demokratike akuzon ministrin Fatmir Xhafajt, se vetingu në polici është thjesht një show, përsa kohë nuk nis nga “koka”
“Ministri gënjen duke bërë fushata nëpër rrethe duke lajmëruar nxjerrjen e Shqipërisë nga harta e drogës, por nuk sheh dhe dëgjon lajmet për tonelatat e drogës Made in Albania në brigjet italiane apo greke. Agron Xhafaj thote se suksesi i qeverisë është lufta e policisë kundër kanabisit, por çdo shqiptar e di se në Shqipëri nuk pati asnjë operacion për ndalimin e kultivimit të kanabisit. Pati vetem urdher te kryeministrit për krimin e organizuar që te ndalojnë mbjelljen, i njëjtë me vullnetin që i lejoi ta shndërrijnë Shqipërinë në Kanabistan! Ministri i Brendshëm Agron Xhafaj, me propagandë komuniste, bërtet e përbetohet se bandave të krimit u ka hyrë tmerri, por nga ana tjetër mafiozët e lidhur me politikën mbretërojnë madje shfaqen me kostumin e politikanit apo kryebashkiakut në krah të tij. Vettingu në polici nuk e zgjidh problemin, sepse, siç thotë fjala e urtë “peshku qelbet nga koka” dhe kokat e medha të qeverisë janë në dijeni te trafikut të drogës të bërë nga familjaret e tyre. Vettingu në polici do të jetë i paplotë përsa kohë ministri i Brendshëm, Agron Xhafaj dhe kryeminsitri Olsi Rama refuzojnë të bëjnë vettingun e tyre”, deklaroi demokrati Enkelejd Alibeaj.
Vetingu është një shovv thotë ai, përsa kohë “Shqipëria qeveriset nga një bandë që kontrollon drejtësinë dhe çdo pushtet tjetër, nga një kryeminister, lidhjet e të cilit me krimin janë pengesë për Shqipërinë europiane”.
Ndërsa për Saimir Tahiri ai tha se dy ditë pas dorëheqjes së tij nga mandati i deputetit vazhdon të jetë i lirë. “Si Ponc Pilati kërkoi që tashmë të hiqte nga kurrizi barrën e rëndë të njollës së zezë që i ka vënë vendit dhe të ardhmes së tij. E në fakt ka 6 muaj që ethet e kanë zënë. Ka 6 muaj që, tamam në një mërrëdhnënie mes mafiozësh, kur ai lëshon ST dhe ST kërcënon ER se do ta tërheqë zvarrë atë ne ferr nëse e lëshon, bërin gjithcka për të shpëtuar lëkurën e vet. Nuk ia dorëzoi drejtësisë, 6 muaj më parë, duke iu bërë barrikadë me imunitetin. Në këto 6 muaj, Edi Rama shkatërroi reformën e drejtësisë, duke e rrëmbyer si një kriminel i vërtetë, Prokurorin e Pergjithshëm dhe duke e vendosur nën këmbë Drejtësinë. Në këto 6 muaj, nuk ia dorëzoi drejtësisë Saimir Tahirin, më justifikimin se nuk kishte prova dhe ndërkohë shkatërroi çdo provë që do të inkriminonte ministrin e tij të preferuar dhe atë vet”, tha Alibeaj.
Top Channel