Rastet më të vështira të syrit nuk kërkojnë më udhëtim jashtë, zgjidhja është në Shqipëri me Dr. Nishant Taneja nga India Pas Shkollës së Kuqe, një tjetër shkollë në kryeqytet ka hapur dyert, që të rinjtë të shfrytëzojnë terrenet sportive pasditeve dhe në fundjavë.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një ndeshje basketbolli me të rinjtë në palestrën e shkollës “4 Dëshmorët”, ku tha se fushata për rritjen e vëmendjes ndaj sportit do të kthehet në një histori suksesi për rininë e qytetit.
“Nxisni fëmijët të lexojnë libra, të kalojnë kohë në natyrë, të merren me sport. Siç bëmë fushatën e pemëve, e cila ishte një fushatë suksesi, jam i bindur se kjo fushatë e re, e klasave sportive, e shoqatave sportive, e aktiviteteve sportive, mund të jetë një nismë që do ta transformojë rininë e Tiranës, ndoshta edhe më shumë se sa fushata e pemëve që sapo mbyllëm”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku theksoi se palestrat e hapura në 62 shkollat në Tiranë do të kthehen në vatra të komunitetit për argëtimin dhe edukimin sportiv në kryeqytet. Ai u bëri thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët në klasa sportive, duke u dhënë mundësi atyre që të rriten të shëndetshëm dhe të sigurtë.
“Puna e shoqatave është të marrin stafetën e bashkisë dhe këto 62 palestra që janë hapur të kthehen në vatra të komunitetit, ku qytetarët sjellin fëmijët e tyre. Ama, tani stafeta ka kaluar te prindërit, ndaj dua t’u bëj apel prindërve të Njësisë 8 t’i sjellin fëmijët e tyre këtu: Është një vend i sigurt, është një vend ku të rriturit do të kujdesen dhe kanë sy për fëmijët, është një vend i shëndetshëm, i mbrojtur, edhe në qoftë se jashtë bie shi apo ka diell të madh, ky është një vend ku çdo fëmijë ndjehet i respektuar, i vlerësuar dhe i sigurt”, deklaroi ai.
Bashkia e Tiranës përmes projektit dëshiron të nxisë të rinjtë të angazhohen në ushtrimin e sporteve të ndryshme, por edhe si një mjet për të luftuar shfaqjet negative të moshës, obezitetin, por veçanërisht zhvillimin e miqësive mes nxënësve duke u përfshirë në aktivitete sportive.
Top Channel