Në atë që mund të konsiderohet dita më e mirë e jetës, një kanadez, ka fituar lotarinë dhe e gjithë kjo ndodhi në ditën e daljes së tij në pension, njëherësh, dita e lindjes së tij.
Ping Kuen Shum, nga Vankuveri, bleu një biletë lotarie më 28 prill, ndërsa ishte disi i ekzaltuar nga ditëlindja dhe dita e fundit e punës. Atë natë, korporata e lotarive në kolumbian britanike, konfirmoi se ai kishte fituar shumën e 2 milionë dollarëve kanadezë ose 1.5 milionë dollarë amerikanë.
Ping, tani po planifikon një udhëtim në Kinë, me pasurinë e sapo fituar.
“Është e pabesueshme që në një ditë të ndodhin tre gjëra kaq të jashtëzakonshme, thotë ai. “Unë kam punuar shumë për kaq shumë vite dhe tani, që jam shpërblyer në këtë mënyrë, do të ndaj gjithçka me familjen.
Ping i kishte rënë në kokë të gjashtë numrave të lotarisë, duke fituar xhekpotin e plotë. Korporata e lotarisë së Kolumbias Britanike, përllogariste shanset për kapjen e të gjashtë shifrave si 1 në 14 milionë.
Top Channel