Hoxha në Lezhë: Riktheni vendimin me vdekje. Vlahutin: Nuk pranohet nga BE

04/05/2018 12:33

Në forumin qytetar për sigurinë publike, hoxha i xhamisë së Lezhës kërkoi rikthimin e dënimit me vdekje në vend.

“Shqipëria është rast i veçantë dhe në Europë duhet të pranohet si një rast i veçantë se nëse rikthehet dënimi me vdekje do të zgjidhen shumë plagë sociale që kanë mbërthyer vendin. Ne si komunitet musliman do lobojmë në Parlament nëse jepet drita jeshile prej jush”, tha Hoxha.

Por Vlahtin tha se BE nuk e pranon dënimin me vdekje. “Ky është një sugjerim po duhet të dini që ka disa vlera themelore që do të thotë jeta e çdo njeriu duhet mbrojtur. Ka një shtet të së drejtës, një shtet që ne po përpiqemi shumë të ndihmojmë që të funksionojë. Dënimi me vdekje nuk pranohet nga BE”, tha Vlahutin.

Deklarata e hoxhës solli mjaft ovacione mes të pranishmëve.

Top Channel