Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Pavarësisht se është proceduar dhe më herët për dhunë në familje dhe bashkëshortja e tij ka urdhër mbrojtje, një 56-vjeçar është vënë sërish në pranga nga policia.
Arben Sh., nga Çuka e Sarandës në shtëpinë e tij, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorte, D.Sh., 47 vjeçe, e cila është me Urdhër Mbrojtje nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë.
“Shtetasi rezulton i proceduar më parë për veprën penale të Dhunës në familje. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Shkelje e urdhrit të mbrojtjes”, njofton policia.
Top Channel