E paralajmëroi Xhafaj, Policia: Arrestohet në Gjermani Arbër Çekaj

04/05/2018 14:09

Menjëherë pas deklaratës së Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për dy operacione me Gjermaninë dhe Spanjën, policia e Shtetit bën të ditur se është arrestuar në periferi të Dyseldorfit Arber Çekaj.

“Arbër Çekaj është pronari i firmës Arbi Garden ku u sekuestruan 613 kg kokainë në kuader të operacionit “Last Snow”. U shkëmbye informacion në kohë rekord midis Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera si dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda”, njofton policia e Shtetit.

Deri tani janë zbuluar lidhje të disa eksponentëve të narkotrafikut, por po punohet për dokumentimin e përfshirjes së tyre. Në hetimin e sasisë rekord të kokainës që u kap në Durrës janë përfshirë edhe agjenci të huaja si dhe DEA amerikane pasi ka dyshime se në këtë sipërmarrje janë përfshirë grupe kriminale që operojnë brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Sasia prej 613 kg kokainë u sekuestrua në fund të shkurtit në një magazinë të Arbi Garden.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA