Real Madrid kërkon të fitojë për të tretin vit radhazi trofeun më të rëndësishëm në Evropë, Champions League, por përballë do të kenë një Liverpool të etur për sukses, që nuk e fiton këtë trofe që nga viti 2005.

Ndeshja e fundit e sezonit të Champions League do të luhet në stadiumin Olimpyskiy, në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Stadiumi ndërtua në vitin 1923 dhe pësoi një rikonstruksion të plotë në vitin 2011, përpara finaleve të evropianit të vitit 2012, të zhvilluara në Poloni dhe Ukrainë.

Stadiumi ka një kapacitet prej 70 mijë vendesh dhe aty janë zhvilluar ndeshje të paharrueshme si fitorja e Anglisë në grup me Suedinë apo dhe finalja e evropianit, ku Spanja mundi Italinë me rezultatin 4-0. Përgjithësisht gjatë sezonit ky stadium përdoret nga Dinamo e Kievit në kampionatin vendas, por edhe për ndeshjet e ekipit kombëtar të Ukrainës.

Në këtë stadium ndërkohë janë zhvilluar edhe koncerte madhështore nga Madonna, Red Hot Chili Peppers dhe Shakira.

Real Madrid dhe Liverpool shpresojnë që ky stadium të jetë pjesë pozitive e historisë së klubit të tyre.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA