Kryemadhi: Mandati i Tahirit, teatër fëminor. Opozita gjithmonë gati për zgjedhje

03/05/2018 12:31

Për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dorëzimi i mandatit të Saimir Tahirit është një teatër fëminor, “por që nuk mund t’u hedhë hi syve shqiptarëve”.

“Unë flas si kryetare e LSI, e para, e dyta bërja kurban për dy orë e Saimir Tahirit nga Edi Rama është teatri i radhës pasi është një lëvizje për të mbuluar gjërat e mëdhaja që vijnë dhe evidentimin e shkeljeve, që Edi Rama i ka bërë. Dorëzimi i mandatit i Saimir Tahirit është qesharak, sepse e mbani mend që në 19 prill vreapoi në seancë për të mos humbur mandatin. Ai ësht ënjë nga ushtarët e vegjël të perandorisë së drogës të Edi Ramës dhe kërkon sa të mundet t’u japë Edi Ramës dhe grupeve kriminale oksigjen. Është teatër fëminor që nuk mund tu hedhë hi syve shqiptarëve. Ajo që dua të them është që lotët e krokodilit që shohim tashmë nga ata që kanabizuan Shqipërinë janë shfaqje e shëmtuar që varfëron shqiptarët”, tha Kryemadhi.

“Opozita është gati gjithmonë për zgjedhje të parakohshme”, tha znj. Kryemadhi.

Top Channel