Berisha: Bota po kërkon dorëheqjen e Ramës, jo “kokën” e Tahirit

03/05/2018 11:33

Sali Berisha është i pari i opozitës që komenton lënien e mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri, duke thënë se bota po kërkon dorëheqjen e Ramës dhe jo “kokën’ e Tahirit.

“Ndonëse i damkosur, ai nuk kuptoni se bota nuk po kërkonte “kokën” e Saimir Tahirit, po në të katër anët dorëheqjen e Edi Ramës. Ai është pengesa absolute e shqiptarëve drejt Bashkimit Europian. Dorëzimi i mandatit të Tahirit sot është dëshmi e forcës së krimit. Atë që nuk bëri dot parlamenti e bëri saimir trafiku. E gjykoni ju? Në vend që një parlament të ketë forcën për ti hequr mandatin nuk ia hoqi dot.  Sigurisht, kjo qëndron plotësisht, është në një farë mënyre një fitore e mbarë qytetarëve shqiptarë dhe opozitës që mban flamurin e dekriminalizimit të Parlamentit dhe shoqërisë. Por, përsëri theksoj, asgjë nuk ndryshon nëse njeriu që po flet tani në Parlament, që flet nga mëngjesi deri në darkë, që mashtron dhe vetëm mashtron qytetarët, që udhëton si faqe e zezë në Europë dhe i bojkotojnë darkat e pritjet si të ishte i dërguari i Kim Jong Un dhe jo i Shqipërisë, që i ka dalë boja si psikopat dhe njeri toksik”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA