Reperi amerikan Kanye West ka shkaktuar debate të mëdha në Shtetet e Bashkuara me komentet e tij mbi skllavërinë.

“Kur dëgjon për 400 vjet skllavëri… çfarë 400 vjetësh? Kjo tingëllon më shumë si zgjedhje”, tha ai për site-n e lajmeve roze TMZ.

“Ne jemi të burgosur mendërisht”, shtoi bashkëshorti i Kim Kardashian, që tani vonë i pushtoi titujt e gazetave për mbështetjen e hapur të dhënë presidentit Donald Trump.

Njerëzit me ngjyrë u dërguan me forcë nga Afrika drejt Shteteve të Bashkuara gjatë shekullit të 17-të, 18 e 19 dhe u shiten atje si skllevër. Indinjatën që shkaktuan pohimet e tij, West u përpoq ta zbuste me mesazhet e mëparshme në “Twitter”, ku tregonte se fjalët i janë keqinterpretuar dhe se çështjen e 4 shekujve e ngriti me arsyetimin që nuk mund të të burgosin mendërisht për një periudhë kaq të gjatë kohe.

Tani, thoshte këngëtari në intervistën për TMZ, ne skllavërinë po e zgjedhim vetë, e ky arsyetim ngjalli zemërimin e një pjesëtari me ngjyrë të kompanisë, i cili u shpreh se komentet e reperit dëshmojnë një mungesë të qartë mendimi.

Kim i ka dalë në mbrojtje të shoqit, i cili e ka tërbuar ndërkohë një pjesë të opinionit publik edhe me krahasimin e bërë vetes me abolicionisten Harriet Tubman, një aktiviste politike e lindur në skllavëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA