Midhjet s’janë të helmuara. Fermerët e Butrintit dhe AKU: Janë të sigurta

02/05/2018 14:52

22 fermerë që njihen si kultivuesit kryesorë të midhjeve në Ksamil e Butrint janë alarmuar prej zërave se midhja është e pakonsumueshme.

Fredi Gjika një prej kultivuesve e gjen të pavend sulmin ndaj njërit prej produkteve më cilësore shqiptare.

“Analizat që kanë dalë janë shumë të sigurta, ishte një problem një javor, dy javor që ishte e pranueshme, por është e konsumueshme”, thotë fermeri Fredi Gjika.

Elvis Mustafi specialist i Akuakulturës pranë qendrës së depurimit të midhjes në liqenin e Butrintit sqaron se situata e liqenit mbahet në mbikëqyrje për çdo ndryshim të mundshëm parametrash por gjatë këtij viti analizat e përjavshme tregojnë se produkti është in shëndetshmen.

“Nuk ka asgjë për tu shqetësuar, çdo gjë është OK. Ftoj të vijnë në zonën e Sarandës e Ksamilit e ta kërkojnë këtë produkt se është produkt tradicional”, thotë Elvis Mustafi, specialist aquakulture.

AKU në Sarandë që është përgjegjëse për certifikimin final të produktit para se të hyjë në treg garanton se nga analizat midhjet rezultojnë te sigurta.

“Në këtë moment midhjet janë në kushte shumë të favorshme dhe përsa i përket temperaturave që monitorohet çdo javë nga ana jonë”, shprehet Arbër Shori, inspektor i AKU.

Ndërkohë Saranda është duke u përgatitur për Festën e Midhjes, një organizim që do të ofrojë sasi të mëdha të produktit për publikun.

“Turi i midhjes që ne organizojmë në liqenin e Butrintit është një nga eksperiencat që e sugjeron TripAdvisor që duhet bërë patjetër kur vjen në Ksamil. Na shqetësoi lajmi për midhjen dhe sot kam në dorë analizat për përmbajtjen e midhjes, cilësia është jashtëzakonisht e mirë”, thotë Soraldo Nebo.

Rastet e midhjeve me ngarkesë fitoplanktoni, salmonele apo ngarkese toksike kanë qenë shumë të rralla. Në këtë qendër depurimi i ngarkesave me midhje që vijnë nga liqeni kërkon 48 orë dhe po kaq merr procesi frigoriferik deri në daljen e analizave për produktin.

Liqeni i Butrintit me sipërfaqe rreth 1600 ha numëron aktualisht rreth 80 impiante midhjesh prej të cilave gati 50 janë eficente. Midhja e Butrintit është duke jetuar një bllokadë 25 vjecare të tregut europian për shkak të pretendimeve mbi kritetet e mbarështimit.

Prodhimi vjetor i midhjes së Butrintit shkon në 17 mijë kv sasi që në masën 70 % shkon në tregun vendas ndërsa pjesa tjetër mbetet në ujë për mungesë tregu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA