Një serrë me 15 mijë bimë kanabis fshehur mes domateve të kultivuara, është zbuluar nga policia, falë përdorimit të dronit.

Në Ragusa të Italisë është sekuestruar në total 6 mijë kg drogë, me një vlerë që shkon në 1 milionë euro dhe është vënë në pranga “kultivuesi”. Bimët e kanabisit të përmasave të ndryshme janë asgjësuar.
Plantacioni i kanabis ishte në një serrë rreth 3500 m2, dhe gjatë operacionit u arrestua Carmelo Gurrieri, 53 vjeç, i hetuar për kultivim marijuane.

Hetimet nisën pas sinjalizimeve se nga disa plantacione vinte erë e fortë marijuane dhe për të identifikuar zonën, karabinierët përdorën dronin. Para se të ndërhynin ata pritën kultivuesin që ta arrestonin. Ai ka pranuar përgjegjësinë, por nuk ka folur ende për bashkëpunëtorët e tij.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA