Championsi i skandaleve, arbitrat protagonistë edhe në ‘Olimpico’

02/05/2018 23:35

Roma i shkoi pranë mrekullisë me Liverpoolin, por nuk arriti të kualifikohet për në finalen e Champions leagues, edhe pse fitoi 4-2 në ‘Olimpico’.

Gjithsesi polemikat nuk munguan as këtë mbrëmje, ku verdhekuqtë ndihen të vjedhur nga vendimet e arbitrit. Sllovaku Damir Skomina përfundoi në qendër të akuzave për dy 11-metërsha të paakorduar, në favor të Romës, që mund të ndryshonin fatin e lojës.

Kështu në minutën e 49, Dzeko u nis në pozicion të rregullt dhe pësoi nëj faull nga portieri Karius, por gjyqtari në vend që të vërshëllente penallti, akordoi pozicion jashtë loje.

Akoma më i rëndë ishte rasti i minutës së 63′, kur El Sharaawi gjuajti në zonë dhe topi që po shkonte drejt rrjetës, u ndal me dorë nga Arnold, teksa pamjet konfirmuan qartë se kishim të bënim jo vetëm me 11-metërsh për Romën, por edhe me karton të kuq për mbrojtësin anglez.

Mjaft i ashpër ka qenë edhe reagimi i Drejtorit Sportiv të Romës, Mario Monchi, që tha se Italia duhet të ngrejë zërin, pasi po i bëhet padrejtësi në Europë.

“Në ‘Anfield’ pësuam një gol në pozicion jashtë loje, ndërsa sot mungojnë dy penallti për ne dhe një karton i kuq për kundërshtarin. Mendoj se Italia duhet të reagojë, pasi po i hanë hakun në Europë. është momenti për të diskutuar seriozisht futjen e VAR-it në Champions”, deklaroi drejtuesi i verdhekuqve.

Ndërkohë mjaft polemika solli edhe gjysmëfinalja e të martës në mbrëmje në Madrid, ku Reali u kualifikua falë barazimit 2-2 dhe fitores 2-1 në ndeshjen e parë. Në përfundim të sfidës në ‘Santiago Bernabeu’, moviola konstatoi 3 raste për 11-metërsh, të padhëna për gjermanët, që e panë veten sërish jashtë finales.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA