Takimi Trump-Kim Jong un, në zonën e demilitarizuar

01/05/2018 09:01

Presidenti koreano jugor Moon jae in ka bindur liderin koreano verior Kim Jong un, që ta zhvillojë takimin e tij të ardhshëm me presidentin amerikan Donald Trump, në zonën e demilitarizuar që ndan dy koretë.

Moon dhe Kim u takuan në të njëjtin vend, në Panmunjom, të premten e shkuar, një event historikisht domethënës që u transmetua në televizionet e mbarë botës dhe çoi në një marrëveshje për denuklearizimin e gadishullit korean dhe dhënien fund zyrtarisht luftës koreane.

Ka një mundësi të madhe që takimi të mbahet në të njëjtin vend, me disa evente që mund të planifikohen në anën veriore të vijës ushtarake të demarkacionit që ndan dy vendet, thonë zyrtarët. Ky vend, është më i pranueshme për Kim Jong un, sepse thuajse gjithçka është gati dhe kjo do të mundësonte një takim në fund të muajit.

Udhëtimi në anën veriore të zonës së demilitarizuar, po ashtu do të përbënte një mundësi historike për Trump dhe presidenti koreano jugor Moon Jae in do të përfshihej në takim me ndonjë rol të caktuar. Ideja e një takimi në zonën e demilitarizuar nuk ishte një surprizë edhe për ndihmësit e Trump dhe presidenti ka folur për këtë gjatë fundjavës e madje e ka ngritur çështjen edhe në një bisedë telefonike me presidentin koreanojugor.

Trump, i pëlqeu imazhet nga takimi ndërkorean dhe faktin se i gjithë takimi u shfaq në televizion. Duke folur madje për gazetarët, të hënën, Trump tha se ishte entuziast për idenë e mbajtjes së një takimi në zonën e demilitarizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA