Minatorët nuk protestojnë, në Bulqizë të gjithë janë në punë

01/05/2018 14:24

Përveç një prej minierave në Bulqizë ka vijuar puna në të gjitha galeritë këtë 1 maj.

Ish minatori Ferit Sinani tregon se dita e 1 Majit dikur festohej por pas ndryshimit të sistemit ka patur edhe protesta.

Sot, thotë ai s’ka asgjë. Punëtorët janë të shtypur nga të gjitha qeveritë.

“Sot ky sistem e shtyp klasën punëtore. Të gjithë partitë politike dhe qeveria në veçanti të kenë parasysh ditën e 1 Majit, është festë ndërkombëtare”, thotë ish minatori Ferit Sinani.

Për banorët e Bulqizës që i dinë kushtet e rënda në të cilat punohet në galeri, 1 maji duhet të ishte një ditë proteste.

Bulqiza është një ndër vendet më të varfra edhe pse kanë një pasuri të madhe nëntokësore, ku çdo ditë në stoqet e kromit shikohen edhe fëmijë duke punuar. Ata që e kanë lënë punën thonë se duhet të kishte protestë, por ata që janë ende në punë nuk flasin kur kamera është ndezur sepse i tremben pasojave.

Top Channel