Lazio është në ankth për sulmuesin kryesor të saj, Ciro Immobile. Italiani pësoi një tërheqje të gradës së parë ndeshjen me Torinon dhe fillimisht u mendua se kishte mbyllur sezonin, por raportimet e para nga stafi mjekësor deklarojnë një kohë riaftësimi nga 15 deri në ditë.
Immobile nuk dëshiron ta mbyllë sezonin përpara kohe, pikërisht në pjesën më të rëndësishme për skuadrën e tij, që kërkon vendin në Champions League. Sulmuesi u largua përpara kohe në ndeshjen me Torinon të dielën në mbrëmje dhe pas verifikimeve të para mendohet se koha e rikuperimit mund të jetë rreth 20 ditë. Të enjten Immobile do t’i nështrohet nëj tjetër kontrolli të specializuar për të parë gjendjen e dëmtimit.
Sipas tafit mjekësor dyshohet se është një tërheqje e gradës së parë në kofshën e djathtë. Immobile mund të jetë në fushë për ndeshjen e fundit të Serie A, atë kundër Interit në Olimpico, që mund të rezultojë dicizive edhe për një vend në Champions League.
Top Channel