Videoja e emisionit prestigjioz të Rai 3 “Kilimangiaro”, që flet mbi udhëtimet dhe destinacionet turistike në mbarë botën, bëri xhiron e portaleve shqiptare pak kohë më parë.
Aty u rendit si destinacioni numër një që duhet patjetër të vizitohet gjatë vitit 2018, Shqipëria. Ishte Gloria Aura Bortolini që e prezantoi Shqipërinë, teksa tha “e kemi shumë afër shtëpisë”. Dhe meqënëse Shqipërinë e kanë renditur në krye të kësaj liste, Gloria erdhi vetë për ta vizituar, sikur të ketë dëgjuar atë shprehjen tonë të famshme “Kontrollo pa beso”.
Kështu, prej disa ditësh ajo është në Shqipëri (ka vizituar Tiranën, Vlorën, Sazanin dhe Karaburunin, Beratin, Kanionet e Osumit, etj.) Ne e kishim sot në “ Wake Up” ku e shkëputëm nga udhëtimi i saj i cili po shkon drejt fundit…
Top Channel