Vranë pronarin e marketit, gjykata lë në burg dy autorët e dyshuar

30/04/2018 10:52

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për dy personat që dyshohen si autorë të ngjarjes së rëndë të Kamzës të ndodhur pak ditë më parë, ku mbeti i vrarë Agim Buci.

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg shtetasit Vladimir Kurti, 28 vjeç dhe Ruzhdi Hode, 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

E gjithë ngjarja e tragjike për familjen në fjalë ka ndodhur në sy të djalit 6-vjeçar të çiftit.

Autorët janë përleshur me Agimin dhe në përleshje e sipër kanë qëlluar me armë. Për pasojë, 53-vjeçari ndërroi jetë, ndërsa e plagosur në këmbë mbeti bashkëshortja e tij, Merita Buci.

Për të identifikuar autorët, policia vuri në dispozicion një shumë prej 5 mln lekësh për këdo që ofronte informacion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA