Vendimi gjerman për Shqipërinë, Adelheid Feilcke: Politikanët shqiptarë të lobojnë

30/04/2018 15:15

Dojçe Vele ishte media që e ndoqi nga afër vizitën e kryeministrit Rama në Berlin dhe që raportoi edhe komentet dhe deklaratat e këtij takimi. Qëndrimi gjerman ndaj Shqipërisë është komentuar edhe nga mediat gjermane.

Adelheid Feilcke, drejtore për Departamentin e Europës në Dojçe Vele, themeluese e seksionit në gjuhën shqipe dhe një njohëse shumë e mirë e gjuhës shqipe në një lidhje direkt për Top Channel thotë se politikanët shqiptarë duhet të lobojnë në parti të ndryshme evropiane, pasi ka mjaft politikanë evropianë që ndjekin me vëmendje çfarë po ndodh në Shqipëri.

“Jam optimiste që ata që mbështesin hapjen e negociatave të anëtarësimit vazhdojnë të jenë shumicë në Bundestagun gjerman pasi ka dhe parti të tjera, po asnjëherë nuk bëhet automatikisht. Mendoj se është e rëndësishëm që politikanët shqiptare dhe të gjithë të bëjnë lobing në parti të ndryshme evropiane dhe shumë politikanë evropianë perëndimor ndjekin me vëmendje nëse Shqipëria i përmbahet premtimeve. Ky është një shans që nuk duhet humbur, rruga për BE është e gjatë”, tha Feilcke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA