Sulme me bomba në Kabul, mes viktimave edhe gazetarë

30/04/2018 11:52

Dy shpërthime në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul kanë marrë 25 jetë njerëzish, duke vrarë edhe disa gazetarë, përfshirë kryefotoreporterin e AFP-së, Shah Marai.

Sulmi i parë u realizua nga një kamikaz me motoçikletë, ndërsa i dyti, rreth 15 minuta më vonë, shënjëstroi turmën e njerëzve të mbledhur në vendngjarje, bashkë me reporterët që po mbulonin lajmin.

Përgjegjësinë e shpërthimeve e ka marrë përsipër shteti islamik.

Përmes një mesazhi në Twitter, AFP-ja e bëri të qartë se cili është qëndrimi i saj mbi episodin e dhunshëm: Shpërthimi i dytë, thotë agjencia prestigjoze, e ka shënjëstruar qëllimisht grupin e gazetarëve.

Atentatori vetëvrasës ishte hequr si reporter dhe e ka hedhur veten në erë pikërisht me t’u ndodhur pranë tyre, në mesin e njerëzve të mbledhur pas sulmit të parë, citon ajo nje zedhenes te policise.

Radio Europa e Lirë konfirmoi se në këtë sulm u vranë edhe dy gazetarë të saj, Abadullah Hananzai dhe Moharram Durrani.

Hananzai, i cili përdorte vetë edhe kameran, ishte duke punuar këto kohe mbi një histori të lidhur me narkotikët, ndërsa Durrani ishte angazhuar me programin e përjavshëm të grave.

Një tjetër gazetar i kësaj radioje, Sabwoon Kakar, mbeti i plagosur. Në total, mes të vdekurve janë të paktën 8 reporterë dhe katër efektive policie.

Vetë ISIS-i, në deklaratën e shpërndarë përmes agjensisë së vet të lajmeve Amaq, pretendon se objektivi i goditjes kanë qenë zyrat e shërbimeve të inteligjencës, të ndodhura në lagjen Shashdarak që strehon edhe një kompleks të NATO-s e Ministrine e Brendshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA