Shuhen polemikat: Nuk ka hetim për bisedën Allegri-Tagliavento

30/04/2018 18:54

Nuk do të ketë asnjë hetim për ndeshjne Inter-Juve. Burime nga FIGC kanë bërë të ditur se nuk ka asnjë kërkesë për hetim nga Prokuroria Federale rreth videove që kanë qarkulluar pas ndeshjes Inter-Juve, ku arbitri i katërt Tagliavento dhe trajneri Allegri bashkëbisedojnë në korridoret e stadiumit, si edhe leximi i buzëve në momentin e sinjalizimit të kohës shtesë.

Pas ndeshjes Inter-Juve u ngritën shumë polemika dhe në rrjetet sociale u shpëndanë video që rritën kureshtjen e të gjithëve. Pas barazimit të rezultatit në 2-2, regjia ka fokusuar arbitrin e katërt, Tagliavento, i cili komunikonte përmes kufjeve me gjyqtarin kryesor Daniele Orsato dhe mediat italiane kanë zbuluar fjalët e tij: “Fitojmë në shtesë”. Një tjetër video është publikuar më vonë, ku pas takimit Allegri shkëmben fjalë me Tagliavento-n në dhomat e zhveshjes. “Shkoi mire sot eh? U tregua i zoti sot (për arbitrin kryesor” dhe Tagliavento i kthehet duke i thënë “notë kaluese për të”.

Prokuroria i mori videot dhe pasi i ka parë ka dalë në konkluzionin se në bazë të këtyre të dhënave nuk është e mundur të hapet një hetim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA