Rama: 300 mjekë të rinj deri vitin tjetër, rritje e cilësisë së spitaleve në rrethe

30/04/2018 09:34

Mirëmëngjesi i kësaj të hëne për kryeministrin Edi Rama nis me mjekët specialistë që kanë zgjedhur të punojnë në spitalet rajonale të vendit.

Dr. Alban Haxhi është njëri prej 37 mjekëve të rinj që në vend të Tiranës ka zgjedhur të punojë në Shkodër.

“Punësimi i 300 mjekëve të rinj deri vitin tjetër në mbarë vendin, do të sjellë një rritje të ndjeshme të numrit e cilësisë së shërbimeve të specializuara që ofrohen për qytetarët në të gjitha spitalet tona”, shkruan Rama.

Top Channel