Prokurorja e Tiranës në KPK, Fatjona Memçaj është “ok” me pasurinë
30/04/2018 11:11
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur seancën dëgjimore për prokuroren e Prokurorisë së Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj.
Trupi gjykues përbëhet nga Alma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli. Relatori Roland Ilia tha për vlerësimin e pasurisë së prokurores, se deklarimi i ILDKPI është i saktë. Nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk ka konflikt interesi.
Memçaj ka deklaruar në ILDKPI një apartament banimi 96 m me vlerë 27.800 dollarë, makine Vespa dhe llogari bankare. Edhe DSIK, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, e cilëson figurë të përshtatshme.
Ndërkaq, trupa gjykuese bëri të ditur se do të japë vendimin më 3 maj për prokuroren.
Top Channel