Katër skiatorë dhe dy alpinistë kanë vdekur në incidente të veçanta në Alpet zvicerane, pasi moti i keq përfshiu të dielën rajonin e Valais.
Skiatorët nga Franca, Italia dhe Gjermania ishin midis një grupi prej 14 vetash, që nuk arritën të mbërrinin në një kabinë malore më shumë se 3.000 metra mbi nivelin e detit.
Policia thotë se njëri vdiq në një humnerë dhe tre të tjerët nga hipotermia, ndërsa pesë të mbijetuar janë në një gjendje të rëndë. Një alarme u ngrit për alpinistët ditën e diel, por moti i keq bëri që kërkimi të shtyhej.
Policia tha se dy alpinistët janë të moshave 21 dhe 22 vjeç, ndërsa kombësia e tyre ende nuk dihet. Alpeve Zvicerane u goditën nga stuhitë e mëdha të erës dhe temperaturat në rënie pas një periudhe moti të ngrohtë.
Top Channel