Zgjedhjet lokale, PS filtron rikandidimet përmes pyetësorit dërguar kryebashkiakëve

29/04/2018 13:02

Partia Socialiste po përgatitet për filtrimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Një grup pune i forumeve të PS-së, i përbërë nga Ilir Beqaj, Eglantina Gjermeni, Arben Ahmetaj dhe Evis Kushi, është ngritur përpara një muaji për të anallizuar punën e kryetarëve aktualë të bashkive, të cilëve iu është dashur të plotësojnë një fomular me 28 pyetje.

Pyetjet kanë të bëjnë me performacën e kryetarëve të bashkive dhe kanë lidhje me mënyrën sesi kanë menaxhuar të ardhurat, sa investime kanë kryer, apo sa metra katrorë leje ndërtimi kanë dhënë gjatë mandatit të tyre.

Në formular ka pyetje edhe për numrin e pemëve të mbjella, për situatën e furnizimit me ujë dhe numrin e të punësuarve.

“Grupi i punës duhej të kishte dalë me një raport, por 7 nga 33 kryetarët socialistë të bashkive nuk kanë kthyer përgjigje”, thuhet në dokumentin e firmosur nga Taluant Balla.

Formulari është menduar për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë. Sipas ndryshimeve kushtetuese, një person nuk mund të mandatohet më shumë se tri herë si kryetar bashkie.

Deri tani, nga kryetarët aktualë, ata që i kanë konsumuar 3 mandate janë kryebashkiakët e dy prej qyteteve më të mëdha të vendit, Vangjush Dako në Durrës dhe Qazim Sejdini në Elbasan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA