Vrau gruan se i kërkonte llogari, arrest me burg 69-vjeçarit në Shkodër

29/04/2018 12:53

Gjykata e Shkodrës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 69-vjeçarin Bashkim Teli, i cili vrau me sende të forta bashkëshorten e tij.

Gjatë seancës, i moshuari shfaqte qartësisht shenja shqetësimi, ndërsa deklaroi para gjykatësve se krimin e kishte kryer pasi bashkëshortja i kërkonte shpeshherë paratë e pensionit dhe se ditën e vrasjes, ai nuk e kishte duruar dot më këtë kërkesë llogarie.

Pas caktimit të masës së sigurisë, pritet që ndaj 69-vjeçarit të kryhet edhe një ekspertim psikik, për të konfirmuar gjendjen e shëndetit mendor të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA