Ka përfunduar protesta e çiftit Ferdinand dhe Teuta Saraçi, të cilët qëndruan për më shumë se 15 orë mbi skeletin e një vinçi pranë ish-kompleksit “Dinamo”, në Tiranë.
Pak pas orës 11:00 të së dielës, ata pranuan negociatat e policisë, duke zbritur në tokë. Që prej orës 20:00 të mbrëmjes së të shtunës, çifti kërcënonte se do të hidhej nga lartësia ku kishin hipur, pasi pretendonin se u kishin tjetërsuar pronësinë e banesës, duke i nxjerrë nga shtëpia.
Në fakt, konflikti i pronësisë së çiftit Saraçi është konflikt i njohur për policinë brenda familjes së tyre, pasi edhe herë të tjera ky çift ka bërë protesta të ngjashme. Pas zbritjes nga vinçi, çifti Saraçi është shoqëruar nga policia, e cila ka nisur dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe pretendimit të tyre.
Top Channel