Ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi akuzoi në Kuvendin Kombëtar të kësaj partie se PD-ja “ka punuar 3 ditë që të dështojë protesta në Kukës”.

“Kam fakte, kam mesazhe. Po na përçanin. Noka tha të enjten në Kuvend se organizatorët e protestës janë të shitur te Rama. Një deputet bërtet në Parlament se këshilltarët e djathtë janë shitur. Janë po ata që nuk i takon prej tre vitesh. Të luten t’i takosh e nuk i takon”, deklaroi Elezi.

Top Channel