Mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Mungojnë Topalli e Patozi

29/04/2018 10:30

Partia Demokratike zhvillon sot mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të saj për miratimin e ndryshimeve statutore.

Të pranishëm janë edhe disa nga kritikët e kreut Lulzim Basha, si Besnik Mustafaj dhe Tomor Alizoti, por mungojnë Jozefina Topalli e Astrit Patozi.

Në fjalën e saj, deputetja Jorida Tabaku vuri theksin te problemet e biznesit.

“Stabiliteti fiskal vjen vetëm duke ulur taksat. PD është e bindur se liria e sipërmarrjes u jep shans bizneseve të vogla, që po ndëshkohen nga interesat e një grupit të vogël njerëzish”, deklaroi Tabaku.

Në Kuvendin Kombëtar foli edhe Lulzim Popa, një prej protestuesve në Kukës, i cili u arrestua nga Policia e Shtetit pasi kërkonte heqjen e tarifës për “‘Rugën e Kombit”.

“Sapo mbusha 60 vjeç. Dola për të protestuar për taksën e asaj rruge që e kemi dashur aq shumë. Në 12 të natës shqyen dyert, me maska e automatikë… Sikur të isha kriminel. Edhe Millosheviçi nuk është sjellë kështu me kosovarët”, tha Popa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA