Korçë, lirohen kundrejt garancisë pasurore dy punonjësit e DRSHTRR-së

29/04/2018 12:14
Foto ilustruese

Gjykata e Korçës ka dhënë këtë të dielë masën e sigurisë për dy punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Daniel Xhemo dhe Fredi Gogo, që të dy me detyrë kontrollorë fizikë, janë lënë me masën e detyrimit për paraqitje, kundrejt garancisë pasurore prej 500 mijë lekësh.

Dy punonjësit u arrestuan për “shpërdorim detyre”, pasi merrnin shuma parash dhe ndryshonin vitin e prodhimit të automjeteve me qëllim shmangien e taksave.

Policia e Korçës njoftoi të enjten vënien në pranga të tyre për korrupsion, pas operacionit “Kodifikimi”.

“Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas, janë kapur në flagrancë duke marrë shuma lekësh nga shtetas të ndryshëm, për të favorizuar regjistrimin e mjeteve pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Korçë, ku ndryshonin vitin e prodhimit të automjeteve me qëllim shmangien e taksave. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme”, njoftonte Policia e Korçës.

Top Channel