Mjaft kritik ka qenë kreu i PS-së Edi Rama ndaj të vetëve, ku sipas tij koordinatorja për bashkëqeverisjen Elisa Spiropali nuk ka bërë si duhet, pasi kryetarët e partive që foli ajo duheshin shkarkuar sot.
“Prisja nga Elisa Spiropali të thoshte gjërat për të cilat është zgjedhur, koordinatore e bashkëqeverisjes dhe prisja të thoshte cilët kryetarë duhen shkarkuar sot dhe jo nesër, për faktin që nuk duan tia dijnë fare se bashkëqeverisjen me një instrument që është konkret, platformën e bashkëqeverisjes online, ta vërë në dispozicion të të gjithë njerëzve që rinë rrugëve për të kapur deputet, miq, kushërinj e shok që të marrë një hipotekë. Si mundet që sot, pas 6 muajsh ne të kemi ende bashki ku kryetarët e partisë ende nuk e kanë marrë vesh se çfarë duhet të bëjnë. Deputetët nuk janë zyra pune, dhe nuk janë as në mundësinë dhe as në përgjegjësinë të marrin për dore çdo njeri që do të futet në punë dhe ta çojë në punë, sepse kjo është e pamundur. Ashtu sikundër, deputetëve, u duhet dhënë mundësia që të kenë pikën e referimit ku t’i drejtojnë njerëzit, shqiperiaqeduam.al. Ka shkuar në 80 veta numri i punonjësve të hipotekave që jo vetëm janë shkarkuar nga puna po janë në ndjekje të prokurorisë vetëm për faktin që nuk u ka dhënë qytetarëve dokumentet në kohën e duhur. Kryetari i partisë nuk i ka dhënë njeri detyrën të merret me punësime. Ka kryetar partie që e bëjnë, duhet shkarkuar. Nuk i ka dhënë njeri detyrën të bëjë ndërmjetësime, dhe lëre më pastaj për të rregulluar vëllezërit, motrat e gjithë farefisin, duhen shkarkuar. Elisa nuk e bëri këtë se nuk ka bërë detyrën si duhet, dhe unë shpresoj që ta bëj”, tha Rama.
Ai shtoi se qeveria e tij rriti vetëm dy taksa, atë për të pasurit dhe atë të karburanteve.
Top Channel