Një sasi prej 248 kg kanabis janë sekuestruar në vendin e quajtur Dhosiko, pranë Grevenasë me Greqine Veriore,shumë pranë kufirit me Shqipërinë në Kapshticë.
Policia tha se se kishte informacion në rrugë operative për transportim e lëndës narkotike,ndaj forca të shumta të saj, ndodheshin në zonë në pritje të ngarkesës me lëndë narkotike të mbërritur nga Shqipëria.
Në momentin që trafikantet ngarkuan lëndën narkotike në një automjet me targa greke të falsifikuara, policia ndërhyri duke prangosur katër shtetas shqiptarë 27,29,32 dhe 27 vjeç,si dhe një grek 32 vjeç.
Prej hetimeve rezultoi se njëri prej shtetasve shqiptarë ishte i arratisur nga burgu i Trikallas, dhe mbante me vete karte identiteti të falsifikuar,ndërsa të tjerët nuk kishin leje qëndrimi në Greqi.
Prej hetimeve rezultoi se lënda narkotike ishte ngarkuar në zonën e Korçës dhe kishte kaluar në kufi e ngarkuar në mushka. Pasi ishte depozituar në një pyll aty pranë,u ngarkua në automjetin e trafikantëve me destinacion Athinën, ku dhe do të shpërndahej në tregun e narkotikëve të kryeqytetit helen.
Automjeti dhe lenda narkotike u sekuestruan, ndërsa 5 të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie gjatë pasdites të së shtunës.
Top Channel